Në vitin 2025 Vlora Hyseni drejtoi edhe një komision të NATO-s

Në vitin 2025 Vlora Hyseni drejtoi edhe…

Organized Crime and Corruption Reporting Project (OCCRP) raporton se Gjykata e Posaçme në Shqipëri ka vendosur masën e arrestit në shtëpi dhe pezullimin nga detyra për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni. Sipas OCCRP, vendimi është marrë me kërkesë të SPAK-ut, ndërsa Hyseni po hetohet për dyshime për përkrahje të autorit të një vepre penale dhe zbulim të sekreteve shtetërore, në kuadër të një hetimi më të gjerë për korrupsion dhe tenderë publikë.

Masa e arrestit nuk u ekzekutua menjëherë, pasi Hyseni ndodhej në Baku të Azerbajxhanit, ku merrte pjesë në një konferencë ndërkombëtare të drejtuesve të shërbimeve të inteligjencës. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama njoftoi shkarkimin e saj të menjëhershëm nga drejtimi i SHISH dhe tha se do të konsultohej me Presidentin Bajram Begaj për emërimin e pasuesit.

Vlora Hyseni drejtonte SHISH që prej prillit 2023, ndërsa më herët ka shërbyer si zëvendësdrejtuese e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës dhe si këshilltare për sigurinë kombëtare. Në vitin 2025, ajo kryesoi Komitetin e Inteligjencës Civile të NATO-s.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit