Në Vlorë e harrojnë futbollin/ Trajnerët zihen me njeri-tjetrin, tension edhe mes tifozëve

Në Vlorë e harrojnë futbollin/ Trajnerët zihen…

Një penallti e realizuar në gol ka qenë shkak i një tensioni aspak sportiv në ndeshjen Flamurtari-Dinamo. Kryeqytetasit kanë mposhtur me rezultatin minimal 0-1 vlonjatët, të cilët nuk e kanë pritur mirë humbjen. Në minutën e 82’ Dinamo kaloi në avantazh me golin e Denison.

Kaq mjaftoi që të nxeheshin gjakrat mes trajnerit të Flamurtarit Marcelo Troisi dhe drejtorit të Dinamos Ermal Barushi. Dy teknikët harruan për një moment fushën e blertë dhe krijuan një tension fizik me njëri-tjetrin. Pas konflikteve, arbitri i ndëshkoi me karton të kuq. Me karton të kuq u ndëshkua edhe mjeku i ekipit kryeqytetas, i cili u përfshi në konflikt.

Pas kësaj skene, revoltime pati edhe te tifozët vlonjatë të cilët hedhën shishe në fushë si dhe provokuan tifozerinë mike.Tensioni në tribunë dhe pankinë ndërpreu për disa minuta takimin e ndeshjes, duke përsëritur edhe njëherë dhunën në futbollin shqiptar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit