Në Vlorë nuk ka punëtorë, bizneset: Po detyrohemi të marrim në punë adoleshentët

Në Vlorë nuk ka punëtorë, bizneset: Po…

Në Vlorë sezoni turistik pritet t’i gjejë bizneset pa punëtorë. Shumica e forcës punëtore është larguar për shkak të pagave të ulta, mungesës së sigurimeve dhe ditëve të pushimeve. Bizneset e Vlorës pranojnë se nuk i kanë vlerësuar sa duhet punëtorët dhe këtë po e kuptojnë tashmë që nuk gjejnë njeri për të punësuar.

Zgjidhje nuk janë as shtetasit e huaj pasi për të marrë punëtorë nga vendet e Lindjes se Mesme, ka një kosto të lartë transporti por edhe trajtimesh të tjera. Në këto kushte zgjidhje mbeten gjimnazistët. Ligjërisht adoleshentët mund të punojnë me periudha të caktuara mujore, pa i shkëputur ata nga shkolla apo koha e lirë.

Eksperienca që ka patur më parë me punonjës nga Flipinet nuk ka rezultuar pozitive, çka ka bërë që mos të ketë dëshirë ta përsëritë prapë. Po punësojmë adoleshentët apo 18-19 vjeçarët” – tha përfaqësuesi i një biznesi në Vlorë.
Adoleshentët rezultojnë të jenë i vetmi grup që mund të punojë në periudha sezonale dhe pa kontrata.

“Puna në sektorin e turizmit na flet për një situatë dramatike për çështje të shfrytëzimit në punë, ose punës së detyruar, orë të gjata pune pa kontratë, pagesa të padeklaruara, por edhe mungesë dhe braktisje totale e sektorit në pikun e sezonit turistik” tha Keti Dhimitri kordinatore pranë qendrës rinore në Vlorë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit