Në Vlorë socialistët gjejnë zgjidhjen si të fitojnë zgjedhjet, vendosin dy herë të njejtëin emër në listë

Në Vlorë socialistët gjejnë zgjidhjen si të…

Në Vlorë socialistët e kanë gjetur zgjidhjen sesi t’i japin një mandat Ermal Dredhës. Në disa lista votimi, emri i një qytetari është dubluar duke i dhënë mundësinë atij të votojë dy herë. Në listat zgjedhore gjenden emra të dubluar, pra të vendosura nga dy herë në listë të njëjtët persona me të njëjtat të dhëna. Një shkelje e hapur ligjore dhe e demokracisë për të zgjedhur me një qytetar një votë të parin e qytetit.

Nuk dihet sesa është numri i personave që e kanë më shumë se njëherë emrin në listën e votimit, dhe nëse ky anormalitet është shfaqur vetëm në Vlorë apo edhe në qytetet të tjera. Në disa foto që po qarkullojnë në rrjet shihen të njëjtët persona me të njëjtat të dhëna (emër, mbiemër, atësi, mëmësi, vendvotim) dhe ajo që ndryshon është vetëm një shifër në datëlindje.

Një plan i mirëmenduar për të rritur numrin e votave e që për të cilin KQZ duhet të ndërhyjë sa më parë për të bllokuar këto lista votimi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit