Nebil Çika: Familjarë të Bozos të lidhur me krimet e komunizmit!

Nebil Çika: Familjarë të Bozos të lidhur…

Pas deklaratës së Luljeta Bozos si kandidate për deputete në Partinë Socialiste se diktatori Hoxha ka pasur më shumë të mira se të këqija për vendin kanë vijuar reagime të shumta.

Nebil Çika, Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve,  gjatë një interviste në Shijak Tv ka komentuar kandidimin e Bozos si të papërshatshëm.

“I ati Luljeta Bozos është Vasil Konomi,  Komisar i Brigatës së Dytë Sulmuese është në listat e Institutit të Studimit të Krimeve të pasojave të komuzimit,  një institut shumë serioz si autor i krimeve të luftës”, tha Çika.

Kreu i Shoqatës Antikomuniste gjatë bashkëbisedmit foli tregoi një tjetër rast të rëndë, ku kunati i Bozos në 1945 ka urdhëruar vrasjen e 14 partizanevë, duke shënuar një gjarje të rënë për shqiptarët e asaj kohë, por jo vetëm.

“Kunati i saj vëllai i burrit, është një nga prokurorët, një nga gjyqkatësit më të tmerrshëm të diktaturës. Vetëm në një gjyq të 45’ ka pushkatuar 14 partizanë të Brigatës së Parë vetëm se vinin nga familje nacionaliste dhe nuk ishin komunistë”, u shpreh Çika.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit