'Nën agresionin 'Delta', 4 gjërat që do të bëja në shtëpi përveç vaksinës'

‘Nën agresionin ‘Delta’, 4 gjërat që do…

Nga akademik Edmond Panariti.

Në stinën e agresionit covid “delta”, çfarë do të bëja unë në shtëpi, përtej vaksinave dhe barnave?

Së pari:

Një dozë e vogël melatoninë plus vitaminë D çdo ditë janë provuar si nxitëse e imunitetit duke na rritur aftësitë natyrale mbrojtëse anti-Covid. Sidomos asocimi i vitaminës D me lehtësimin dhe parandalimin e covid 19, është tashmë i provuar.

Së dyti:

Vitamina C plus Zink, besohet se kanë aktivitet antiviral anti covid qoftë duke përforcuar reagimin mbrojtës imunitar qelizor ashtu edhe duke frenuar replikimin (shumëzimin) e virusit.

Së treti:

Mbajtja edhe më shumë se më parë në kontroll të rreptë të nivelit të triglicerideve dhe posaçërisht të kolesterolit në gjak është më e rëndësishme se kurrë! Madje edhe me barna nëse nuk ja dalim me dietë dhe aktivitet fizik. Është i provuar tashmë lidhja e niveleve të tyre me shkallën e pasojave nga covid 19. Kujdes ushqimin!

Së katërti:

Për moshat mbi 50 vjet nëse tolerohet nga organizmi , një dozë ditore 100 mg aspirinë (kardiopirinë) kontrollon viskozitetin e gjakut dhe parandalon trombet, të cilat janë një ndër pasojat e covid 19.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit