Nën efektin e alkoolit dhe me 157 km/h, përfundojnë në pranga disa drejtues të dehur

Nën efektin e alkoolit dhe me 157…

Kontrolle me radar dhe dragger janë ushtruar nga Policia Rrugore në rrugën Tiranë – Durrës – Tiranë – Elbasan – Tiranë, ku janë pikasur shpejtësi nga 129 km/h deri në 157 km/h, në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h, shpejtësi si pasojë e të cilave janë pezulluar 8 leje drejtimi prej orës 17:00 deri në orën 23:00.

Sipas uniformave blu, janë arrestuar 3 drejtues mjetesh, nga këta 2 në gjendje të dehur dhe 1 pa leje drejtimi. Si dhe 11 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionin nga 0.34mg/l deri në 1.25 mg/l.

Gjithashtu, nga efektivët janë vendosur 33 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 19 masa administrative për drejtim mjeti nën ndikimin e alkollit, por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë – Durrës – Tiranë – Elbasan – Tiranë

Monitorim 24/7 për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Monitorim, në të gjitha rrugët e Tiranës me dragera për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Si rezultat i monitorimit me radar në rrugën Tiranë – Durrës – Tiranë dhe Tiranë – Karrabë – Tiranë ? rregjistroi shpejtësi nga 129 km/h deri në 157 km/h, në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h, shpejtësi për avion, por kurrsesi për të udhëtuar i sigurt për veten dhe të tjerët në rrugë.

Drageri shënoi masë alkooli që varionte nga 0.25 mg/l deri në 1.25 mg/l alkool në frymëmarrjen e drejtuesve të automjeteve. Guxim i tepruar për ata që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit dhe papërgjshmëri për ata që e drejtojnë në gjendje të dehur, pasojat mund të jenë fatale ?, për jetën e të gjithëve përdoruesve të rrugës.

Prej orës 17:00 deri në orën 23:00, janë pezulluar 8 leje drejtimi, për shpejtësi që variojnë nga 129 km/h deri në 157 km/h.

Janë arrestuar 3 drejtues mjetesh, nga këta 2 në gjendje të dehur dhe 1 pa leje drejtimi. Si dhe 11 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionin nga 0.34mg/l deri në 1.25 mg/l.

Gjithashtu janë vendosur 33 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 19 masa administrative për drejtim mjeti nën ndikimin e alkollit, por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit, bazuar në ndryshimet e fundit të Kodit Rrugor.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve:

Mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Policia Rrugore me radarë e dragera është dhe do të jetë prezente kudo, jo për të shtuar numrin e gjobave, por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë nga këta drejtues mjetësh që abuzojnë me rregullin dhe normat e sjelljes në rrugë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit