Nën rrezen e diellit dhe në shoqërinë e të dashurit/ Dua Lipa pret në Meksikë Vitin e Ri, këngëtarja ‘çmend’ rrjetin me trupin seksi

Nën rrezen e diellit dhe në shoqërinë…

E teksa këtë vit për shkak të pandemisë shumë njerëz zgjodhën ta festonin Vitin e Ri në shtëpi, Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid,  udhëtuan drejt Meksikës në ditën e Vitit të Ri, për të shijuar dhe rrezet e diellit.

Ylli i popit, dhe modeli, u fotografuan në një shezlong teksa bisedonin me njëri-tjetrin. Siç duket në foton e publikuara nga ‘DailyMail’ këngëtarja me famë botërore shihet e veshur me bikini me ngjyra të ndezura, të cilat mezi i mbulojnë pjesët intime.

      

Së bashku me modelin duket se këngëtarja e ka pritur 2021 me buzëqeshje dhe në rrezen e diellit.

Dua dhe Anwar u takuan për herë të parë në qershor të vitit 2019 dhe këngëtarja që atëherë është afruar shumë me familjen Hadid.

Dua dhe Anwar kaluan Krishtlindjet me motrat e tij modele Gigi, 25 vjeç dhe Bella Hadid, 24 vjeç. Gjithashtu të pranishëm ishin prindërit e tij, Yolanda dhe Mohammed, partneri i Gigi-t, Zayn Malik dhe vajza e tyre tre muajshe.

Save

Share

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit