Nëna bashkohet me të birin pas 8 ditësh, djalin e kishte rrëmbyer vjehrria

Nëna bashkohet me të birin pas 8…

Kanë marrë fund vuajtjet e nënës nga Durrësi Ile Gjuni, e cila prej një jave nuk rreshti me thirrjet në media dhe në Polici për rrëmbimin e djalit të saj 3-vjeçar Amiri.

Ajo akuzonte vjehërrinë për rrëmbimin e të birit, dhe për këtë bëri një denoncim në Polici. Nëna 23-vjeçare e të miturit jeton te prindërit e saj, pasi bashkëshorti kishte ndërruar jetë në një aksident rrugor. Ileja e dërgonte të birin çdo fundjavë të prindërit e bashkëshortit, por të shtunën e 13 prillit gjyshërit Rexhep e Bahrije Gjuni nuk kishin pranuar ta kthenin te e ëma, duke pretenduar se donin ta rrisnin vetë.

Fotoja e të voglit u shpërnda në shumë pika kufitare, ndërkohë që policia arrestoi gjyshi Rexhep Gjuni, 60-vjeç dhe Arben Selaj, vëllai i gjyshes së djalit 3-vjeçar. Në kërkim u shpall gjyshja Bahrije Gjuni, 57-vjeçe, dhe vëllai tjetër i saj Flamur Selaj, 43-vjeç. 

Pas shumë bisedimeve, këtë të shtunë Ileja u bashkua me të birin, e teksa u pyet nëse do ta lejonte djalin të takohej përsëri me gjyshërit, tha: E di prokuroria!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit