
“Vrasje nga pakujdesia” është krimi që po hetohet nga karabinierët e Frascati për vdekjen e një fëmije vetëm 20 ditësh, i cili vdiq nga gjakderdhja, teksa po transportohej me ambulancë në spitalin Tor Vergata.
Sipas hetuesve mamaja me origjinë nga Nigeria ka tentuar ta bëjë synet. Në momentin e ngjarjes, policia arrestoi një 66-vjeçar që hiqej si mjek, por pa diplomë, i cili kishte tentuar t’i priste lëkurën në organin gjenital djalit të vogël
Tani janë karabinierët ata që po hetojnë se çfarë ka ndodhur në Montecompatri. Nëna e fëmijës, një 33-vjeçare, është parë nga një patrullë e Armës. Ka qenë gruaja që iu drejtua policëve dhe u tha atyre se kishte telefonuar për të kërkuar një ambulancë.
Por më pas, e pushtuar nga paniku për shkak se foshnja në krahë i kishte rënë të fikët dhe ishte gjakosur, ajo kishte dalë për ndihmë, ndoshta me qëllimin që të merrte metronë dhe ta çonte vetëm në spital. Me të mbërritur ambulanca e mori foshnjën, por ai ndërroi jetë pa mbërritur në spital.