Nëna dhe fëmija i saj 4-vjeçar rrezikuan të mbyten në plazhin e Velipojës

Nëna dhe fëmija i saj 4-vjeçar rrezikuan…

Një grua dhe fëmija i saj 4-vjeçar kanë rrezikuar seriozisht të mbyten këtë të hënë në plazhin e Velipojës.

Fatmirësisht, ata u shpëtuan falë ndërhyrjes së shpejtë të bluzave të bardha, të cilët ndodheshin në një qendër shëndetësore pranë vendngjarjes.

Mësohet se pas rianimimit, nëna dhe fëmija i saj janë dërguar drejt spitalit të Shkodrës. Fatmirësisht, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

/Gazetaatdheu.com/

 
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit