
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e fundit në Brazil. Mediat e huaja bëjnë me dije se një urë është shembur në momentin kur mbi të po kalonin 100 qytetarë. Ndërsa mësohet se, një nënë dhe foshnja e saj njëvjeçare janë zhdukur dhe është rritur se mund të kenë vdekur.
Autoritet braziliane informojnë se, shembja e urës ndodhi derisa pjesëmarrës të shumtë që kishin shkuar për të marrë pjesë në karnavalin e Brazilit, kalonin në urën mbi lumin Mampituba.
Në videon më poshtë shfaqet momenti i shembjes së saj, që është kapur nga një grup i kalimtarëve të rastit. Ku shihen se kabllot e çelikta fillimisht këputen dhe më pas shembet e tërë ura.
Që të gjithë personat që ishin në urë, kanë përfunduar në lumë, ndërsa një nënë dhe foshnja e saj akoma po konsiderohen si të zhdukur. Sipas ekipeve të shpëtimit ata edhe mund të jenë të vdekur, por se akoma nuk janë gjetur trupat e tyre. Palombarët vazhdojnë kërkimet, ndërsa situata në qytet është dramatike.
