Nëna dhe motra iu vetëflijuan në Kombinat, Blerta Josifi del nga spitali psikiatrik. Ja gjendja e saj

Nëna dhe motra iu vetëflijuan në Kombinat,…

Opinioni publik shqiptar u trondit rreth një muaj më parë, ku në zonën e Kombinatit, nënë e bijë u gjetën të vetëflijuara në banesën e tyre.

Ato ishin prej kohës pjesë e dëshmitarëve të Jehovait, dhe ritet që praktikonin besonin se do i sillnin ringjalljen.

Një nga vajzat e familjes, Blerta Josifi, kishte nisur edhe ajo të praktikonte këto rite, por kishte mbijetuar vdekjes.

Pasi ngjarja u zbulua, Blerta u dërgua në spitalin psikiatrik.

Ditën e sotme ajo mësohet se ka dalë, sepse gjendja e saj duket më e përmirësuar.

Gjithsesi, nuk dihet se kush do kujdeset për të tashmë.

Ajo u shpreh para hetuesve se ata nuk i dinin sakrificat që kishin bërë, për ringjalljen.

Mbetet të shihet nëse ajo do përballet me drejtësinë, apo do tregojë emrat e personave që e kanë shtyrë për ta bërë këtë akt ekstrem.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit