Nëna dhunon vazhdimisht të birin 7-vjeçar derisa i shkakton vdekjen. Njerku e shihte dhe nuk lajmëroi policinë: Kisha frikë se…

Nëna dhunon vazhdimisht të birin 7-vjeçar derisa…

Një nënë nga Ohio, SHBA, është akuzuar për vrasjen e djalit të saj shtatëvjeçar, pasi ajo pranoi se e rrihte fëmijën me muaj, ndërsa njerku i tij e shikonte dhe nuk bënte asgjë.

Policia e Columbus-it iu përgjigj një thirrje në lidhje me një fëmijë që mbytej të shtunën natën dhe mbërriti për të gjetur djalin, Fabian Maldonado Cortez, pa asnjë shenjë jete.

Fëmija u çua në Spitalin e Fëmijëve në gjendje kritike dhe u deklarua i vdekur.

Një hetim zbuloi se Fabian ‘ishte nënshtruar abuzimit të rëndë’ që çoi në vdekjen e tij, thotë policia.

Nëna e tij, 24-vjeçarja Oneida Maldonado-Cortez, u arrestua për vrasje pasi ajo pranoi se rrahu fëmijën shumë herë dhe nuk e çoi në spital, sipas dokumenteve të paraqitura në Gjykatë.

Njerku i Fabianit, 37-vjeçari Jose Santos, gjithashtu u arrestua dhe u akuzua për rrezikimin e fëmijëve.

Santos dyshohet se pranoi të dëshmonte që gruaja e tij rrahu Fabian me disa objekte për muaj të tërë.

Ai tha se kishte shumë frikë të thërriste policinë ose të merrte ndihmë sepse nuk donte që nëna të shkonte në burg.

Fabian u zbulua se kishte disa plagë dhe çarje në trupin e tij.

Maldonado-Cortez dhe Santos u regjistruan në burgun e rrethit Franklin dhe janë vendosur të paraqiten në seancat dëgjimore të së martës. /tpz.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit