Nëna e autorit të vrasjes së 23 vjeçares: E morëm 13 vjeçe, e rrita vetë, na bëri hatanë

Nëna e autorit të vrasjes së 23…

Nëna e autorit të vrasjes së 23 vjeçares, Sabire Metaj tha se i biri me nusen duheshin shumë dhe nuk e di si erdhi gjithë ky konflikt dhe më pas vrasja. Ajo u shpreh se vajza ishte martuar që në moshën 13 vjeç dhe shtoi se e ka rritur vetë.

 “E mora vesh, nuk jam në gjendje të mirë. Më ka bërë hatanë. Unë s’kam bërë 40 ditë të babait. Varrosa babanë, varrosa vëllain. Me ne rrinte, nuk kuptohej fare që do ta bënte. Policia erdhi dhe kontrolloi. Kishte nja dy muaj që kishte dalë nga burgu, mbaroi dënimin. Sa qe në burg, nuk e kam takuar vajzën e vogël. Ata duheshin dhe duheshin me kokë, nuk e prisja të ndodhte kjo. Më vjen shumë keq sepse e rrita vetë, si për atë si për tim bir, se mua më ka ikur dhe im bir me të. Kanë të drejtë dhe për hakmarrje. Përzihem me familjen e vajzës dhe unë. Është njësoj dhimbja si ata, se e mora 13 vjeç vajzën”, tha ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit