Nëna e Carolinës: Ai më mori vajzën, nuk do e lejoj të më marrë dhe mbesën

Nëna e Carolinës: Ai më mori vajzën,…

Avokat i familjes së Carolinës njoftoi të mërkurën në mëngjes se familja e 20-vjeçares do të kërkojë kujdestarinë e foshnjës. Ai u shpreh se ambienti në familjen e Carolines është tërësisht i përshtatshëm për vitet e para të rritjes së një fëmije.

Avokati citoi edhe një deklaratë nga nëna e Caroline e cila tha: “Ai më mori vajzën time, nëse unë e humbas mbesën time do të ishte një goditje fatale”, është shprehur ajo sipas avokatit, raportojnë mediat greke.

Avokati bëri të ditur se dy familjet kanë pasur një komunikim mes tyre për kujdestarinë e vajzës dhe në rast se arrihet një dakordësi mes tyre do ia prezantojnë prokurorit, në të kundërt do të kërkojnë kujdestarinë e plotë të foshnjës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit