Nëna e denoncoi të zhdukur, ish i dashuri i vajzës: Më tha hajde më merr se do më vrasin

Nëna e denoncoi të zhdukur, ish i…

Rasti i një 16-vjeçareje e cila u denoncua nga e ëma si e zhdukur, ka qenë në qendër të mediave kohët e fundit, Ky rast u trajua ditën e sotme edhe në një emission televiziv.

Nëna e 16-vjeçares tregoi se si  vajza atë ditë kishte marrë pjesë si çdo herë tjetër në mësim. Edhe qytetarët e ubënë “palë” me drejtësinë pasi herë pas here jepnin informacion në lidhje me të miturën 16-vjeçare. Sipas nënës së të resë, dy ditë para se ajo të zhdukej, I kishte parë mesazhe të dyshimta vajzës në telefon. Nëna pohoi se kishte biseduar shumë qetë me vajzën duke i kërkuar që të shkëpuste këtë marrëdhënie pasi mosha e saj nuk ishte e duhura për të nisur këtë rrugë.

Një ditë më parë, nëna e 16-vjeçares ka akuzuar direkt  djalin me të cilin 16-vjeçarja shkëmbente mesazhe. Por në një lidhje telefonike për emisionin, nëna e djalit pohoi se të gjitha janë gënjeshtra. Ajo së bashku me djalin dhanë dëshminë  e tyre dhe gjithë të vërtetën e kësaj lidhje mes të rinjve.

“Unë kam punuar me nënën e vajzës në të njëjtin biznes, kam shumë respekt për Entelën, është zonjë. Më vonë ajo solli gocën në shtator të 2021 për të mësuar zanatin e kuzhinës sepse ajo po mbaronte shkollën tregtare me këtë zanat. Erdhi edhe vajza dhe pasi ne u njohëm me njëri-tjetrin dhe një ditë unë u shpreha dhe i tregova se kisha pëlqim ndaj saj. Ajo ma ktheu me të njëjtën gjë dhe tha se nëse nuk do ja thosha unë do ma thoshte ajo.

Një ditë nëna me vajzën largohen në fshat te shtëpia e tyre, atë ditë më vjen një sms në telefon ‘hajde më merr se do më vrasin’ unë nuk dija çfarë të bëja u shqetësova shumë. Pak minuta më vonë, më merr në telefon babai i vajzës dhe më thotë që ti je djali që je lidhur me vajzën tonë, na prit nesër në Vlorë. Ata erdhën dhe u takuam të dy familjet, por ata më vunë kusht që vajzën ta shikoja nga larg dhe jo afër të qëndroja me të vetëm.

Kur u takuam nëna e saj tha që nuk e kisha kuptuar, por vajza mua më tha gjë tjetër që mamaja e saj e kishte kuptuar lidhjen tonë. Unë me nënën e vajzës kisha marrëdhënie të mira dhe kur unë u lidha me vajzën, marrëdhënia ndryshoi 360 gradë. Mirëpo ata gjithmonë e kërcënonin për marrëdhënien tonë, unë nuk e theva rregullin që vendosi familja e vajzës pasi ata më kërkuan të mos e takoja vetëm pa mbushur moshën 18 vjeç.

Një ditë shkova te shkolla e saj pasi doja ta takoja vajzën si dy të dashuruar, atë ditë u takova pas shkollës aty na gjeti mësuesja e saj që edhe unë e njihja se nxënës i asaj shkolle kam qenë edhe unë. Pastaj unë u largova dhe më merr nëna e vajzës dhe më pohoi që nuk ke për ta marr vajzën time sepse do ta martoj me dikë tjetër, madje më kërkoi që të takoheshim pasi donin të më kthenin një varëse që unë ja kisha dhuruar si simbol. Shkova dhe aty vajza donte të fliste, por nuk mundi dhe aty unë shkëputa marrëdhënien, pra komunikimin me vajzën në nëntor të vitit 2021.

Por nga data 10 janar ajo më shkruan sërish duke më kërkuar  sërish komunikim me mesazhe dhe duke më kërkuar të vazhdonim lidhjen. Ishte data 12 e mërkurë e javës së kaluar kur më merr Entela nëna e saj në telefon duke më pyetur nëse kisha folur me Elizën, pasi vajza atë ditë kishte ikur nga shtëpia. Më kërkuan ta kërkonim te shkolla e saj dhe unë shkova e kemi kërkuar mbi 3 orë. Atë moment marr mamin tim dhe i them të telefononte policinë, ora kishte shkuar 8 e 30, pastaj ne u larguam në shtëpi dhe rreth orës 9 të mbrëmjes prindërit e saj më morën në telefon dhe më pohuan se e kishin gjetur.

Pra kjo ikje është të mërkurën vetëm dy ditë para se të zhdukej në mënyrë të mistershme. Ajo nuk është një vajzë e ndrojtur, unë e njoh mirë, por familja e saj nuk donin që të kishim lidhje me mua, gjithmonë i thoshin që atë djalë nuk ke për ta marrë”, tha i dashuri i vajzës

Ai tha madje se është kërcënuar nga të afërmit e vajzës dhe se ka kërkuar urdhër mbrojtje,

“Nëna e saj ndryshoi shumë pasi morën vesh se ishte lidhur me mua. Unë nuk e di se dhe kur ajo u largua nga shtëpia për herë të parë unë doja ta kërkoja por prindërit e saj më thanë që po erdhe do të vrasim. Unë di që familja e saj nuk më ka dashur mua si dhëndër, vajza qante dhe rrinte pa ngrënë dhe donte të kishte një njeri pranë. Unë kisha vendosur që ditë të diel të shkonim të çoja një ‘nishan’ unazë. Kam frikë dhe dyshoj se ajo ka një njohje tjetër me një djalë tjetër, por ajo nuk e tregon sepse ka frikë dhe ngaqë ajo më ka prezantuar vetëm mua. Daja i vajzës më ka kërcënuar dhe më kapi duke më thënë që të nxirrja vajzën ku e kisha fshehur dhe në moment futi dorën në xhup dhe tentoi të nxirrte diçka nga xhupi. Unë menjëherë mora mamin dhe ikëm në komisariat përveçse deklaruam për atë çka akuzoheshim unë kërkova urdhër mbrojtje sepse kërcënohem, por veç deklaratës që dhamë nuk morëm asnjë ndihmë”, tregoi ai.

Edhe e ëma e djali konfirmoi të njëjtin version dhe tha se djali i saj është kërcënuar.

“Djalin ma kanë kërcënuar për ta vrarë njerëzit e 16-vjeçares. Ata e kanë akuzuar djalin për rrëmbim të vajzës, daja i Elizës e kërcënonte për ta vrarë, ai i kërkonte djalit që të nxirrte vajzën, por djali i tha nuk kam asnjë vajzë”, tregoi ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit