
Mamaja e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, është paraqitur pasditen e kësaj të enjte pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në ambjentet e jashtme të SPAK ajo tha se u pyet në lidhje me pasurinë, banesën dhe llogaritë bankare.
Hetimet nga SPAK për Kryemadhin nisën kur ajo u kallëzua se ka paguar 700 mijë dollarë për lobimin në SHBA, përfshirë vizitat në SHBA edhe një foto me ish-presidentin republikan Donald Trump.