
Klaudia Lata humbi jetën pas përplasjes së trenave natën e 28 shkurtit të vitit 2023 në Tempi. Bashkë të humbën jetën edhe 4 shqiptarë të tjerë nga 57 viktima të cilat u regjistruan. Klaudia kujtohet nga mësuesit, miqtë dhe të afërmit si vajzë e sjellshme dhe me ëndrrën për t’u bërë dikush.
Më 28 shkurt 2024 u përkujtua ngjarja tragjike e një viti më parë. Nëna e Klaudias deklaroi se vajza e saj bleu një biletë vdekjeje. Alma Lata kërkon që përgjegjësit e tragjedisë të gjykohen dhe nëse shpallen fajtorë të kthehen pas hekurave.
“Sot është dita më e vështirë e jetës sime, zija është e madhe, na mungon shumë. Kisha një shpresë si një nënë për ta gjetur të gjallë, por tre ditë më vonë ma sollën me një thes të zi… Na e dogjën fëmijën dhe na e dhanë në një kuti hiri. Kam humbur një doktoreshë, ajo ishte e mrekullueshme, ajo arriti shumë lart dhe nuk mund të kthehet më”, thotë ajo për vajzën e saj të ndjerë