Nëna e Ledrit rrëfen detaje nga takimi i parë me Sarën

Nëna e Ledrit rrëfen detaje nga takimi…

Xheraldina Vula, nëna e reperit të njohur, Ledri Vula, ka rrëfyer të gjitha sekretet e familjes së saj , pasionit për gatimin por dhe të pathënat për Sarën dhe Ledrin.

Si e sheh Sarën si nuse shtëpie ajo?

“Unë jam super e lumtur për ata të dy, super e lumtur për Ledrin, për Sarën. Sara është një njeri fantastik. Unë e them nuk e di si duhet me u dasht nusja, por di si duhet me u dasht Sara. Nuk kam ndjesi që kam nuse në shtëpi. Më duket sikur Sara ka lind tek ne”, është shprehur Xheri, në intervistën e zhvilluar në shtëpinë e saj në Brezovicë.

Por si u njohën për herë të parë në Ulqin Sara dhe Xheri?

 

Në Ulqin, Sara erdhi në vizitë një ditore. Jo vetëm Sara, por edhe miq të tjerë të Ledrit. Ne ishim në një drekë familjare me miq, të cilët filluan të thonin është kjo shoqja e Ledrit dhe une thashë do Zoti qenka ajo se është si pëllumb. Ledri është pak natyrë introverte, edhe pse shumë i dashur. Ledrit s’mund t’ja nxjerrësh fjalët nëse nuk do ai vet.”

Ajo ka treguar gjithashtu se si gatuan Sara dhe cili është specialiteti që nusja do ta provojë gjithmonë.

/Gazetaatdheu.com/

 

 
 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit