Nëna e Mbappes flet për të ardhmen e sulmuesit francez

Nëna e Mbappes flet për të ardhmen…

Nëna e Kylian Mbappe dhe agjentja e tij Fayza Lamari ka folur rreth të ardhmes së tij, duke lënë të kuptohet se djali i saj do të nënshkruajë për Real Madrid këtë verë.
Gjithashtu, mbappe pritet të nënshkruajë një marrëveshje pesëvjeçare me Los Blancos, dhe gjëja më e rëndësishme për t’u vendosur ende është se kur do të jetë njoftimi zyrtar. 

Gazetarët rrethuan nënën dhe agjenten e Mbappes, Fayza Lamari, dhe e pyetën se ku do të luajë Kylian sezonin e ardhshëm?

“Unë mendoj se ju tashmë e dini”, u përgjigj zonja Lamari me një buzëqeshje të madhe në fytyrën e saj.

Saga tani ka përfunduar me Mbappen të vendosur për të arritur ëndrrën e tij për të luajtur në Santiago Bernabeu. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit