Nëna e mbyllte në shtëpi dhe shkonte në punë, 11-vjeçarja bie nga kati i katërt

Nëna e mbyllte në shtëpi dhe shkonte…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës ku një 11-vjeçare u rrëzua nga kati i katërt i pallatit.

E mitura u trasportua në Spitalin e Traumës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për momentin 11-vjeçarja i është nënshtruar një operacioni.

Mësohet se e mitura ka qenë në ballkon bashkë me të vëllain dhe ka humbur ekuilibrin.

Mediat bëjnë me dije se 11-vjeçarja ka dashur të kalojë nga ballkoni në një tarracë kur është rrëzuar.

Mësohet se nëna e të miturës shkonte në punë çdo ditë dhe fëmijët i mbyllte në banesë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit