Nëna e Navalny-t sheh trupin e pajetë të të birit

Nëna e Navalny-t sheh trupin e pajetë…

Nëna e Alexei Navalny, Lyudmila, tha se asaj iu tregua trupi i djalit të saj, raporton Reuters. Ludmila Navalny ka akuzuar hetuesit rusë për shantazh ndaj saj për funeralin e djalit të saj, duke thënë se ata po përpiqen ta detyrojnë atë të mbajë një ceremoni private varrimi.

Ajo pretendoi se ata kërcënuan se do të bënin diçka me trupin nëse ajo nuk ishte dakord.

Hetuesit donin të më bënin presion për kohën dhe vendin e varrimit të tij”, tha ajo, duke shtuar se njëri i tha asaj se koha nuk ishte në anën e saj pasi trupat dekompozohen.

Lideri i opozitës ruse vdiq në burg të premten e kaluar në moshën 47-vjeçare. Kur nëna e tij shkoi fillimisht në morgun e burgut në Siberi për të marrë trupin e tij, ajo zbuloi se nuk ishte aty. Navalny, një kritik i zëshëm i Putinit, ishte mbajtur në burgun rus prej vitit 2021 nën akuza që janë cilësuar nga shumë si të nxitura politikisht.

Në gusht, Navalny ishte shpallur fajtor për themelimin dhe financimin e një organizate ekstremiste, gjë të cilën e kishte mohuar gjithmonë, dhe ai ishte dënuar me 19 vjet burgim shtesë. Ai ishte dënuar me nëntë vjet burgim për shkelje të lirimit me kusht, për mashtrim dhe shpërfillje të gjykatës.

SHBA, BE, OKB dhe shumë shtete të tjera demokratike në mbarë botën bëjnë përgjegjës presidentin rus, Vladimir Putin, për vdekjen që i referohen si vrasje të kundërshtarit të tij më të zellshëm. Ata kërkojnë një hetim të pavarur për vdekjen e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit