Nëna e re burgoset për një gjobë, lë djalin 8 vjeçar vetëm/ Burri kërkon lirimin e saj

Nëna e re burgoset për një gjobë,…

Naim Bahçja, nga fshati Drisht i Postribës në Shkodër kërkon që gruaja e tij e arrestuar të lirohet nga burgu pasi ka një fëmijë të porsalindur.

Bahçja thotë se prej një jave po kujdeset për djalin e porsalindur pasi gruan ia kanë arrestuar.

Shkak është bërë një gjobë që gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur në vitin 2020 në shifrën e 2 milionë e 500 mijë lekëve të vjetra. Ky është konvertuar një javë më parë në dënimin me 1 muaj e 20 ditë burg.

Ai shtoi se bashkëshortja Diana është arrestuar një javë më parë kur djali ishte 8 ditësh, pa qenë në dijeni të ndonjë gjobe apo dënimi me burg ndaj saj. Apeli i 28-vjeçarit është që bashkëshortja e tij të lirohet sa më parë dhe të kthehet tek fëmija i porsalindur

Deri më tani për foshnjen është kujdesur Naimi dhe mbesa e tij 11-vjeçare, por të dy e kanë të vështirë ushqyerjen dhe përkujdesjen që nëna ofron. Ai është i gatshëm që të marrë në shtëpi edhe vajzën që bashkëshortja e tij ka nga martesa e parë.

E dënuara Diana Bahçja është nga Burreli ndërsa edhe ish-bashkëshorti i saj që e ka denoncuar për braktisjen e fëmijës së parë disa vite pas divorcit është nga Burreli, denoncim që e ka bërë pasi Diana është martuar për herë të dytë në Shkodër. Është e paqartë se cila është historia mes këtij ish-çifti dhe përse nëna nuk e ka marrë vajzën nga martesa e parë apo se çfarë ka vendosur gjykata për këtë rast.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit