Nëna e shqiptarit përdhunues: Më falni për atë që bëri im bir

Nëna e shqiptarit përdhunues: Më falni për…

Pas arrestimit të Spartak Dyrmishit, ka folur edhe nëna e tij. Në emisionin ‘T-live’ të Alpha-s ajo ka treguar se çfarë ka ndodhur.

“I thashë motrës sime që jeton në Shqipëri t’ia jepte çelësin e shtëpisë policisë shqiptare. Kur shkuan në shtëpi me një vinç, u përpoqën ta arrestonin, por djali im theu grilen dhe u arratis. Iku! U tha që do vishte rrobat, por i gënjeu. Shkoi në garazhin e një shoku që të fshihej, ndërsa ky i fundit mori policinë dhe kështu e kanë kapur”, u shpreh nëna e të arrestuarit.

“Në mëngjesin e asaj nate më 23/10 po pyesja djalin se ku ishte dhe ai më rrahu. Më duhej të thërrisja për ndihmë, askush nuk u përgjigj dhe ai më tërhoqi përsëri për të më rrahur. Ai më ka goditur shumë herë. Nuk e dija numrin për të thirrur policinë”, tha nëna e 45-vjeçarit, e cila kërkoi edhe falje publike për djalin e saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit