
Nëna e të ndjerit Florian Selimi, i cili u vra nga Kiri Mernica dhe Sadri Selaci, ka folur në lidhje më ngjarjen e ndodhur para dy ditësh në Fier ku një polic mbeti i vrarë nga Azgan Mernica i cili është në arrati.
Dukate Selimi ka treguar se si e njihte familjen e autorit të vrasjes.
“Ne kemi jetuar për 20 vjet në fshatin Sulaj të Fierit. Ai ka qenë fshat problematik gjithmonë, pasi aty ka njerëz të armatosur. Ka njerëz që mbajnë armë me vete kudo që shkojnë dhe policia fatkeqësisht nuk i ndalon. Edhe nëse i ndalon në një moment i lëshon direkt kur shkon në drejtorinë e policisë dhe kështu që, herë pas here kemi pas denoncime. Kemi denoncuar, por nuk është marrë parasysh denoncimi jonë. E para që më shkoi në mendje ku dëgjova për ngjarjen që ndodhi para dy ditësh ku u vra polici 28-vjeçar ishte se autori nuk kapet, sepse ndihmohet nga policia e Fierit.
E dyta rruga ku ka qenë ai polic është shumë e gjerë, mund të kalojnë lirisht dy makina. Për mua është e paramenduar. Policia ti futet punës dhe ekspertët të mos bëjnë gjëra siç kanë bërë për djalin tim, por të merren me punë.
Ajo ka thënë ndër të tjera se edhe pse autorët që vranë djalin e saj janë dënuar më 19 vite burg, ajo ndihet e kërcënuar, e pasigurt sepse vrasësit mund të dalin nga burgu nesër pasnesër, sepse kanë mbrojtje. Kanë njerëzit e tyre të fuqishëm dhe i nxjerrin me lekë. Konfliktet me familjen Mernica janë të hapura.