Nëna gjen të birin të vrarë në shtëpi, dyshohet se u ekzekutua nga i ati

Nëna gjen të birin të vrarë në…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Selanik ku një 41-vjeçar është gjetur i vdekur me plagë në kokë pranë babait të tij gjysmë të ndërgjegjshëm.

Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur në orën 19:00, në një banesë në katin e dytë të një pallati në rrugën Omirou.

Djalin e gjeta të vdekur dhe bashkëshortin pa ndjenja”, ka deklaruar nëna e viktimës.

Babai që në momentin e parë u konsiderua si i dyshuari kryesor për kryerjen e vrasjes. Hetuesit hedhin poshtë mundësinë që të ketë një person të tretë të përfshirë.

Fqinjët raportuan se babë e bir kishin debate të ashpra pothuajse çdo ditë gjatë javës së kaluar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit