Nëna i akuzoi se i vranë fëmijën dhe nuk ka lekë për ta varrosur, reagon Bashkia e Beratit

Nëna i akuzoi se i vranë fëmijën…

Bashkia e Beratit është akuzuar nga familja se shkaktoi vdekjen tragjiíke të 5-vjeçarit Aleksandër Brahimasi. Mëngjesin e sotëm, fëmija po luante në tunelin e vendosur për dekorin e festimeve të fundvitit dhe preku një tel të zhveshur.

Si pasojë, e zuri korenti dhe humbi jetën. Për këtë ka reaguar Bashkia duke thënë se ka nisur inspektimin e hollësishëm për këtë ngjarje.

Reagimi i Bashkisë së Beratit: “Ka nisur një inspektim të hollësishëm të sinjalistikës rrugore dhe linjat e ndriçimit publik në qytet. Bashkia Berat është e hapur për bashkëpunim me institucionet përkatëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes tepër të rèndë. Bashkia Berat garanton bashkëqytetasit se siguria e jetës së qytetarëve është detyra jonë parësore dhe nuk do të tolerohet asnjë neglizhim. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, për humbjen tragjíke të jetës së të dashurit të tyre!”.

Më parë, nëna e fëmijës së ndjerë akuzoi para mediave Bashkinë se i vráu fëmijën dhe i tha se duhet ta várrosnin ata pasi nuk ka të ardhura /Faxweb.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit