Nëna i kërkoi të braktiste foshnjen: E mitura në Mallakastër lindi në qendrën shëndetësore të fshatit

Nëna i kërkoi të braktiste foshnjen: E…

Detaje të reja janë zbardhur rreth ngjarjes së rëndë në Fratar të Mallakastrës, ku një vajzë e mitur 15-vjeçare ka lindur një foshnje.

Vajza është dërguar në maternitetin e Fierit pasi ka shfaqur komplikime pas lindjes së kryer në qendrën shëndetësore të fshatit, ku ishte asistuar nga një infermiere dhe mjek.

Aktualisht, si e mitura ashtu edhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore, por ky rast ka tronditur stafin mjekësor, i cili e raportoi menjëherë ngjarjen në polici.

Kjo e fundit ka shpallur në kërkim një 31-vjeçar, i cili sipas deklarimeve të vajzës është babai i foshnjës. Vajza ka pranuar se marrëdhënia seksuale ishte me pëlqimin e saj, por duke qenë se ajo është nën moshën e pëlqimit ligjor, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

E ëma e vajzës, e cila e ka shoqëruar në këtë periudhë, ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të shtatzënisë së vajzës. Ajo madje ka shprehur qëllimin për të mos mbajtur foshnjën, duke kërkuar që të largohet bashkë me vajzën e saj, ndërsa foshnja të lihet në maternitet. Për momentin, stafi mjekësor po pret që foshnja të dërgohet në një qendër të posaçme në Tiranë, ku do të qëndrojë për 40 ditë, dhe nëse e ëma nuk e merr, foshnja do të dërgohet në shtëpinë e foshnjeve të braktisura.

E mitura jeton me të ëmën, vëllain dhe gjyshin në Fratar, ndërsa i ati është emigrant në Greqi.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit