“Nëna lan rrugët me lot”, i akuzuari për vrasjen e 82-vjeçarit letër nga burgu: S’isha unë, jam i pafajshëm

“Nëna lan rrugët me lot”, i akuzuari…

Skënder Krasniqi, i cili akuzohet për vrasjen e 82-vjeçari Novruz Likometaj ka apeluar për drejtësi përmes një letre të drejtuar institucioneve të drejtësisë.

Krasniqi, i dënuari nga gjykata e rrethit gjyqësor Fier me 20 vite burg, shprehet se është i pafajshëm. Ai pohon se prej 22 muajsh qëndron në qeli padrejtësi për vrasjen në 2015 të të moshuarit me sende të forta.

Në letër ai shkruan se autori i krimit është i lirë, ndërsa ai akuzohet padrejtësisht. Ai paralajmëron se do të vrasë veten nëse nuk merret parasysh dëshmia e tij dhe që sipas tij të hetohet e vërteta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit