Nëna me 3 fëmijët të zhdukur prej tre ditësh, peshkatari gjen të mbytur në Drin vajzën tetë vjeçe

Nëna me 3 fëmijët të zhdukur prej…

Prej tre ditësh një nënë me tre fëmijët e saj u denoncuan të humbur në polici nga bashkëshorti i saj, Ergys Arrazi.

Një peshkatar ka nxjerrë nga ujërat e lumit Drin trupin e pajetë të një fëmijë të mitur, me shenja dhune në pjesën e fytyrës.

Dyshohet se Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj të mitur  8, 6 dhe 4 vjeç, të jenë mbytur në lumin Drin.  Ndërkohë polumbarët e forcave Renea ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tre personave të tjerë.

Policia e Shkodrës ka dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen në Shkodër. Babai Ergys Arrazi ka dhunuar bashkëshorten dhe dyshohet se vajza 9-vjeçare është vetëmbytur.

Blutë kanë vënë në pranga 31-vjecarin për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës.

Mësohet se motra e Alma Arrazit, pas njoftimit se ajo dhe 3 fëmijët janë zhdukur, ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka treguar se e motra dhunohej barbarisht bashkë me fëmijët e saj nga bashkëshorti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit