Nëna me aftësi të kufizuara apelon për ndihmë: Më ndihmoni të rris vajzën 5 muajshe

Nëna me aftësi të kufizuara apelon për…

Një grua 37-vjeçare me aftësi të kufizuara dhe nënë e një foshnje vetëm 5 muajshe, apelon për ndihmë pasi prej 6 muajsh jeton në kushte të vështira ekonomike. Ajo tregon se deri tani ka arritur të përballojë jetesën vetëm me kursimet e saj, të cilat janë tashmë ezauruar.

“Jam e vetme me një foshnje të vogël dhe pa asnjë të ardhur. Kam nevojë urgjente për të paguar tre muaj qira dhe çerdhen që të mund të nis një punë e të siguroj jetesën për veten dhe fëmijën,” shprehet ajo mes varfërisë që e ka gjunjëzuar..

Nëna i bën thirrje institucioneve dhe kujtdo që ka mundësi të tregojë solidaritet në këtë moment të vështirë. Çdo ndihmë do të ishte jetike për të dhe fëmijën e saj, që kanë nevojë për një strehë të sigurt dhe një fillim të ri.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit