Nëna në Kosovë stimulon lindjen, vdes foshnja e braktisur në spital

Nëna në Kosovë stimulon lindjen, vdes foshnja…

Një grua, e cila ishte shtatëzënë në javën e 20-të dhe 22-të ka stimuluar lindje të parakohshme, ngjarje kjo e ndodhur në 19 janar. Gruaja, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur, kishte shkuar për mjekim në një nga maternitetet e Kosovës, ku pas veprimit të saj, ajo është larguar.


Sipas raportit të Policisë së Kosovës, foshnja, në rrethana ende të panjohura, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë ishte dërguar për ekspertizë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Drejtori i maternitetit Zef Ndrejaj theksoi se të gjitha ato fakte që kanë pasur u janë dhënë organeve të të drejtësisë dhe Policia e Kosovës po i vazhdon hetimet. Ai theksoi se gruaja, me të marrë trajtimin, ka ikur pa ndonjë shpjegim, duke mos i lënë stafit mjekësor rrugë tjetër përveçse lajmërimit të policisë.


Braktisja e foshnjave nga nënat është një fenomen shqetësues. Vit pas viti është raportuar për statistikat se sa foshnje të porsalindura janë braktisur nga nënat e tyre. Sipas të dhënave të Klinikës Gjinekologjike, në pesë vjetët e fundit janë braktisur 51 foshnje, ndërsa gjatë vitit 2023, u braktisën tri foshnje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit