Nëna nuk ia kishte idenë! Kafshimi i thonjve për pak sa nuk i mori jetën 11-vjeçarit

Nëna nuk ia kishte idenë! Kafshimi i…

Të gjithë mund ta kemi ves, të hamë thonjtë.

Diçka të tillë e mendonte edhe djali 11-vjeçar i Kay Mitchel.

Por, pasi i biri Dylan nisi të thoshte se nuk ndihej mirë, ajo nisi të frikësohej, se mund t’i vinte ndonjë infeksion.

Nëna nga Shefield, e çoi djalin tek mjeku i familjes. Ky i fundit i dha disa antibiotikë.

Por, gjendja vazhdoi të përkeqësohej.

Kishte dhimbje të tmerrshme dhe nisi të vuante nga haluçinacionet.

Më pas ajo e çoi djalin në spital, dhe u shtang kur pa se i biri vuante nga diabeti i tipit 1.

“Isha e frikësuar se mund të ishte sepsis, nuk më kishte kaluar kurrë nëpër mend që mund të ishte diabet.

Ai ulërinte nga dhimbja, ishte e tmerrshme. Kur e çuan në spital ishte pa ndjenja“, tregoi nëna e 11-vjeçarit.

Dylan u dërgua tek Spitali i Fëmijëve dhe ata zbuluan se sheqeri në gjak kishte nivele të larta, deri të rrezikshme.

Ai vuante nga Ketoacidoza diabetike (DKA), gjendje që ndodh kur trupi ka mungesë insuline.

Nëse nuk trajtohet në kohë, është e rrezikshme për jetën.

Familja e tij nuk e kishte idenë që vuante nga kjo lloj sëmundje, që e shoqëron njeriun gjithë jetës.

Ndryshon nga diabeti i tipit 2, që lidhet me stilin e jetesës, dhe shpesh shfaqet edhe tek fëmijët në moshë fare të re.

Megjithatë, në disa raste nuk diagnostikohet deri në momentin që ata zhvillojnë DKA.

“Apeli jonë për prindërit e tjerë është që të mos i neglizhojnë shenjat, sepse mund t’i ndodhë kujtdo.

Dylan ishte një djalë i shëndetshëm dhe mjekët thanë se mund t’i ndodhë një atleti, por një personi që nuk bën asnjëlloj aktiviteti fizik.

Nëse nuk trajtohet, mund të jetë fatal.

Mjekët dhe infermierët i shpëtuan atij jetën dhe unë nuk gjej dot fjalë për t’i falenderuar”,- tha nëna e 11-vjeçarit për The Sun.

Pas 5 ditësh, Dylan u rikuperua dhe la spitalin.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit