Nëna Pashka ka nevojë për një lavatriçe, jeton e vetme me motrën e sëmurë

Nëna Pashka ka nevojë për një lavatriçe,…

Nëna Pashka, e moshuar dhe e sëmurë, jeton në Shkodër së bashku me motrën e saj, e cila është gjithashtu në moshë të thyer.

Të dyja përballen çdo ditë me vështirësi të mëdha ekonomike, pasi kanë vetëm një pension prej 80 mijë lekësh të vjetra në muaj për të përballuar jetesën.

Falë solidaritetit të disa qytetarëve zemërmirë, nëna Pashka ka marrë ndihmë me ushqime, por nevojat e saj janë ende të shumta. Ajo ka veçanërisht nevojë për një lavatriçe, që do t’ia lehtësonte ndjeshëm përditshmërinë gjatë këtyrë ditëve të ftohta të dimrit.

Shtëpia e saj është e vjetruar, ndërsa aktualisht jeton në banesën e motrës, e cila ndodhet ngjitur me të sajën.

Përmes këtij apeli, nëna Pashka u drejtohet të gjithë njerëzve që kanë mundësi dhe dëshirë për ta ndihmuar, që t’i gjenden pranë në këtë periudhë të vështirë dhe t’i sigurojnë disa prej nevojave më bazike të jetës.

Kushdo që dëshiron të kontribuojë, mund ta kontaktojë në numrin e telefonit:

069 760 43 03

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit