Nëna u hodh bashkë me fëmijën nga pallati, banorja: Ishte farmaciste dhe e divorcuar

Nëna u hodh bashkë me fëmijën nga…

Një grua 34-vjeçare, e identifikuar si Pamela Mërtiri është hedhur nga ballkonit të katit të pestë së bashku me fëmijën e saj 1 vjeç në lagjen Pavarësia. Ajo ka ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa djali u dërgua në spital nga një banor i zonës por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.

Pas ngjarjes së rëndë në Vlorë kanë ardhur edhe dëshmitë e banorëve të zonës. Mësohet se e ndjera kishte udhëtuar nga Tirana në Vlorë për tek babai, ndërsa ishte farmaciste në Tiranë. Gjithashtu sipas banores ku ndodhi ngjarja, bababi i së ndjerës është mjek në pension.

Gruaja dëshmitare:

 Nuk e njohim fare. Të atin e njohim edhe mamanë. Edhe i ati jetonte në Tiranë, por më shumë rrinte këtu. Ishte e divorcuar. Vetëm këtë fëmijë kishte. Nuk e kemi parë asnjëherë në zonë. Ishte farmaciste në Tiranë.

Ndërkohë një tjetër dëshmitar në vendnagjarje ka deklaruar se gruaja nuk ishtë banore në atë pallat, por kishte shkuar aty vetëm për të kryer aktin.

Dëshmitari tjetër:

 Ajo është hedhur nga kati i pestë nga shesh pushimi. Nuk banon aty. Ka ardhur aty thjesht për të bërë këtë gjë. Ishin të shtrirë këtu përmbys. Ajo kishte shenja jete, ndërsa fëmija fare. Kishte çarje në fytyrë. Mund të ishte tek 30 vjeçe dhe fëmija 2-3 vjeç. Ambulanca u vonua dhjetë minuta.

Një fqinje tregon se mamaja e Pamelës po e kërkonte në lagje, pak momente përpara ngjarjes së rëndë.

Komshia:

Doli doktor Vironi në pension dhe ikën në Tiranë, iu kishte kërkuar prindërve që të vinin në Vlorë, Takova dje të ëmën e saj dhe më tha ”kam Pamelën sëmurë me krizë nervore”. I thashë merri ilaçe çupës dhe mos e lini vetëm. Sot erdhi e ëma dhe më tha ”a e ke parë Pamelën dhe djalin”, jo i thashë unë, dhe dola me vrap për ta parë. Për mos tia lënë atyre peng erdhi dhe u hodh këtu. Nuk e meritonin as doktor Vironi dhe as gruaja e tij. Ata po e kërkonin, kishte dalë më përpara.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit