Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Florida, ku 24-vjeçarja Tatiana Norman akuzohet se i mori jetën foshnjës së saj 6-muajshe, Jeremiah Peters.
Sipas dokumenteve hetimore, pasi e hodhi me forcë në tokë duke i shkaktuar dëmtime fatale në kokë, e reja nuk telefonoi menjëherë ambulancën. Në vend të kësaj, ajo kërkoi në internet për simptomat e foshnjës dhe më pas kaloi orë të tëra duke parë TikTok dhe faqe pornografike.
Autoritetet dyshojnë se foshnja kishte ndërruar jetë prej disa orësh kur u njoftuan shërbimet e emergjencës. Fillimisht 24-vjeçarja dha versione të ndryshme për ngjarjen, por sipas hetuesve më pas pranoi se e kishte hedhur foshnjën në tokë.
Ajo është arrestuar dhe përballet me akuza të rënda, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.