Nënë e tre fëmijëve/ Doli nga shtëpia e nuk u kthye më, zhduket 30-vjeçarja në Berat

Nënë e tre fëmijëve/ Doli nga shtëpia…


    

Një 30-vjeçare nga Berati është zhdukur prej dy ditësh. Familjarët e saj kanë denoncuar në polici se Mimoza Arapi ka humbur kontaktet me ta më 2 maj rreth orës 8 të mëngjesit. Ata tregojnë se ajo u largua nga shtëpia atë mëngjes dhe nuk u kthye më.

Gjatë momentit që është larguar nga shtëpia në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat ka qenë prezent djali i saj 8-vjeçar, të cilit i ka thënë se do të shkonte të bënte një vizitë për sytë, por nuk u kthye më.

Të afërmit e Mimozës u bëjnë thirrje qytetarëve për ndihmë. Ndërsa tregojnë se ditën që është zhdukur, 30-vjeçarja kishte veshura rroba të zeza dhe një jelek, po ngjyrë të zezë.

Cilido që ka parë Mimozën është i lutur të kontaktojë në numrin e familjes së saj: +355 69 424 3810. Mimoza është nënë e tre fëmijëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit