Nënë Hatixhja ka humbur që në mëngjes, familja po e kërkon

Nënë Hatixhja ka humbur që në mëngjes,…

Familjarët kanë humbur kontaktet me nënë Hatixhe Agacin prej mëngjesit të sotëm.

90-vjeçarja është parë për herë të fundit sot rreth orës 5 në mëngjes teksa ka dalë nga shtëpia në fshatin Strumi të Fierit. Që atëherë asnjë informacion nuk ka për vendndodhjen e saj.

Të afërmit janë shumë të shqetësuar për fatin e saj, prandaj kërkojnë ndihmën e qytetarëve që mund ta kenë parë, për t’i kontaktuar nëpërmjet numrit të telefonit 069 28 17 653.

Çdo informacion mund të jetë i vlefshëm për ta bashkuar nënë Hatixhen sa më parë me familjen e saj.

Mesazhi i plotë i familjarëve.

Përshëndetje Joq Dua te deklaroi  nje person te humbur. Hatixhe Agaci  90-vjeçe Nga Strumi i Fierit. Ka dal nga shtëpia ne orën 5 te mengjesit dhe nuk kemi me informacion  me per te. Vetëm e kemi pare qe ka dale nga porta e shtëpisë. Ju lutem na ndihmoni ne qofte se e ka pare njeri ju lutem na kontaktoni ne ketë numer 069 281 7653.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit