Nënë Tereza në Rinas/ Flet autori pas kritikave: Është hyjni, si perëndeshat e Olimpit

Nënë Tereza në Rinas/ Flet autori pas…

Statuja e shenjtores shqiptare, Nëna Terezë, e vendosur në Aeroportin e Rinasit ngjalli një debat të madh në rrjete sociale. Fytyra e shënjtores nuk kuptohet, ajo është ndërtuar vetëm mbi bazën trupore dhe duart në formë lutje. Edhe pse u krtikua masivisht, autori i këtij punimi Ilirian Shima, ka folur për media duke mbrojtur krijimin e tij.

Unë jam lumturuar që në momentin që e kam bërë. Po të vërehet mirë mund të shihet një draperi perëndish aty poshtë, si ka mundësi që askush nuk e pa atë e duan ta injorojnë. Është hyjni si perëndeshat e Olimpit” – tha Shima.

Statuja e vendosur në Rinas është cilësuar si një nga punët jo cilësore ndonjëherë. Madje disa prej qytetarëve janë ndier të ofenduar për vendosjen e një statuje të shqiptares më të famshme në botë, në formën e saj jo të duhur në sytë e mijëra turistëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit