
Nënës së Alexei Navalnyt i është dhënë ultimatum të pranojë një varrim “të fshehtë” të kritikut të Putinit brenda tre orësh, thotë zëdhënësja e Navalnyt.
Ndryshe, asaj i thanë se i biri do të varrosej në koloninë penale të Rrethit Arktik ku edhe vdiq një javë më parë.
“Por nëna e Navalny nuk pranoi të negociojë me komisionin hetimor, sepse ata nuk kanë autoritet të vendosin se si dhe ku ta varrosin djalin e saj”, tha zëdhënësja.
Ajo kërkon respektim të ligjit, sipas të cilit hetuesit janë të detyruar të dorëzojnë trupin brenda dy ditëve nga përcaktimi i shkakut të vdekjes”, tha Kira Yarmysh. E këto dy ditë do të skadojnë të shtunën.
Alexei Navalny vdiq më 16 shkurt. Zyrtarët e burgut thanë se ai u sëmurë pas një “shëtitjeje”.
Ekipi i Navalny u ka ofruar oficerëve të sigurisë 20,000 euro si shpërblim dhe ndihmë për t’u larguar nga Rusia në këmbim të informacionit për vdekjen e liderit të opozitës ruse në burg.