Nënkomisari i Policisë së Durrësit dhe djali i tij qëllojnë me armë drejt 29-vjeçarit pas një sherri

Nënkomisari i Policisë së Durrësit dhe djali…

Më datë 08.02.2024, rreth orës 13:25, në lagjen Nr.2 të qytetit të Kavajës një nënkomisar i Policisë së Durrësit se bashkë me djalin e tij kanë qëlluar me armë në drejtim të makinës së një 29-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta. Më konkretisht pas konfliktit, babë e bir në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë qëlluar ndaj të riu, i cili fatmirësisht nuk ka mbetur i lënduar.

I arrestuar është efektivi i Durrësit i cili nuk qëlloi me armën e shërbimit drejt 29-vjeçarit, ndërsa djali i tij 24 vjeç është në kërkim nga policia.

Njoftimi i plotë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë N/Komisar K. GJ., me detyrë specialist në seksionin e shërbimeve ndaj të tretëve në DVP Durrës, si edhe shpalli në kërkim shtetasin D. GJ., si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Arrestimi i N/komisar K. GJ. u krye pasi nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake ka rezultuar se në bashkëpunim me shtetasin D. GJ., 24 vjeç (djali i tij), më datë 08.02.2024, rreth orës 13:25, në lagjen Nr.2 të qytetit të Kavajës, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë qëlluar me armë ndaj automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi K. K., 29 vjeç. Nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar.

Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit