Nënkryatari i LSI, fajëson qeverinë për shtimin e rasteve të reja me Covid: Ka dështuar në menaxhimin e situatës

Nënkryatari i LSI, fajëson qeverinë për shtimin…

Nënkryatari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili përmes një shënimi në Facebook, fajëson qeverinë për shtimin e numrave të të infektuarve të rinj me COVID-19 në Shqipëri.

Vasili i quan politikat e ndjekura nga qeveria e Edi Ramës si arysen përse qytetarët ndihen të pasigurtë.

Postimi i Vasilit:

“Kaosi i shkaktuar që në fillim nga mosveprime dhe qëndrime kontradiktore të rrezikshme të qeverisë, që ka folur e vepruar vetëm me gojën dhe FB e Edi Ramës kanë prodhuar pasojat e sotme. Dështimin e saj qeveria pabesisht ja hedh në kurriz popullit. Shifrat e pandemisë janë një dëshmi e pakundërshtueshme e kaosit. Ka vetem një fajtor e përgjegjës për administrimin mizerabël të pandemisë dhe ky është Edi Rama që pati marrëzine të printe vetë budallëkun e tij.” 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit