Nënkryetari i Bashkisë Durrës shkarkohet pasi sulmoi Vangjush Dakon dhe Emirjanan Sakon

Nënkryetari i Bashkisë Durrës shkarkohet pasi sulmoi…

Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit Arbër Braho është shkarkuar nga detyra. Mësohet se kj oka ndodhur pasi ai ka sulmuar Vangjush Dakon dhe Ermijana Sakon.

Vendimi është marrë nga kryetarja e bashkisë Emirjana Sako. Shkarkimi i Brahos, i cili është djali i ish-deputetit të PS Spartak Braho, vjen pas komenteve negative të tij dhe akuzave për Sakon.

Braho sulmoi kryetaren Sako në një status në rrjetet sociale, duke e akuzuar për vjedhje fondesh, teksa deklaronte se fondet e bashkisë administrohen nga ish-kryetari i Bashkisë Vangjush Dako.

Ai tha se mbetet një socialist, ndër më të vjetrit në Durrës, pavarësisht se dyert e PS në Durrës janë përkohësisht të mbyllura nga Vangjush Dako.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit