Nënshkrimi me Manchester United, influenca ‘Ronaldo’ shkakton tërmet në financat dhe rrjetin e klubit

Nënshkrimi me Manchester United, influenca ‘Ronaldo’ shkakton…

Cristiano Ronaldo tashmë është zyrtarisht lojtar i Manchester Unitedit dhe pritet që në orët e pasdites të prezantohet me fanellën e klubit nga Lisbona.

Ylli portugez u largua nga Juventusi pas tre vitesh, pasi mendonte se skuadra nuk mund të garojë për trofe me kapacitetet aktuale dhe vendosi të rikthehej te Djajtë e Kuq pas më shumë se 11 vitesh.

Me rikthimin e pesë herë fituesit të Topit të Artë në Old Trafford, ndodhën tre gjëra që ndoshta tifozët e Unitedit nuk i kishin imagjinuar.

Menjëherë pas njoftimit nga Manchester United se Ronaldo është lojtar i tyre, ueb-faqja e tyre ra nga sistemi dhe nuk mund t’i përballonte vizitat në të.

Postimi i portugezit në Instagram se po largohej nga Juventusi për t’u rikthyer te skuadër angleze mori miliona pëlqime (41.3 milionë në momentin që është shkruar artikulli), që është një rekord i ri.

Një tjetër fakt është se pas prezantimit të Ronaldos, aksionet e klubit janë rritur për 8 për qind, që i bije se në vlerë janë shtuar 250 milionë dollarë.

të përbetuar, Lionel Messin që kaloi te Paris Saint-Germain po ashtu në këtë muaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit