NEO, roboti që do t’ju ndihmojë të lani dhe të pastroni në shtëpi!

NEO, roboti që do t’ju ndihmojë të…

Roboti humanoid NEO, i krijuar nga kompania amerikane 1X me seli në Palo Alto, po cilësohet si shpikja më e madhe e shekullit XXI. Ai kushton 20 mijë dollarë për t’u blerë ose mund të merret me abonim mujor prej 499 dollarësh.

Me peshë 30 kilogramë dhe gjatësi 1.68 metra, NEO është i aftë të mbajë ngarkesa deri në 25 kilogramë. I pajisur me teknologji Nvidia, NEO ka bateri që zgjat katër orë, kamera fish-eye për shikim të gjerë dhe altoparlantë për komunikim.

Ai kryen detyra bazë si pastrimi, larja e rrobave dhe sistemimi i sendeve. Për funksione të reja, roboti mund të trajnohet nga ekspertët e kompanisë përmes seancave të posaçme. Përveç ndihmës praktike, NEO mund të shërbejë edhe si asistent personal inteligjent.

Ai ndihmon në gjetjen e sendeve, sugjeron receta gatimi dhe mund të mësojë gjuhë të huaja. Aktualisht, është i vetmi robot humanoid i disponueshëm në treg, duke premtuar të revolucionarizojë jetën në shtëpi.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit