Neritan Liçaj: Të mbjellim jo shkretojmë, Zoti e deshi Shqipërinë kur e krijoi!

Neritan Liçaj: Të mbjellim jo shkretojmë, Zoti…

Një nga figurat më aktive në mbrojtje të të Teatrit Kombëtar, aktori Neritan Liçaj ka mbajtur një fjalim prekës para ministrisë së brendshme ndërsa ka bërë thirrje për një reflektim kombëtar për hir të të ardhmes së fëmijëve dhe brezave.

Liçaj tha se Zoti e ka krijuar me shumë dashuri vendin tonë se ndryshe nuk do të ishte kaq i bukur, ndërsa luti çdo qytetarë të vendit për të bërë përbkje për të mbjellur dhe jo për të shkretuar.

“Mendoj se zoti kur e krijoi këtë vend e bëri me shumë dashuri se është shumë i bukur. Kështu nuk vazhdohet më. Prandaj i them çdokujt, studentit, pedagogut, artistit, mjekut, infermierit, efektivëve të policisë, politikanëve hajde shijkojmë secili brenda vetes se si do ta bëjmë Shqipërinë, se unë kam fëmijë, dhe e ardhmja e tyre nuk mund të jetë klështu.

Të mos urrejmë njëri-tjetrin. Ejani të gjithë të shikojmë nga politikani i parë tek qytetari i fundit se çfarë mund të bëjmë. Të shikojmë se si mund të mbjellim dhe jo të shkretojmë. Jo të vdesim shpresën se ai do të jetë fundi, dhe nga kjo përfitojnë vetëm ata që nuk e duan këtë vend”, tha Liçaj ndër të tjera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit