Nëse keni probleme me kujtesën, duhet të hani përditë këto produkte

Nëse keni probleme me kujtesën, duhet të…

Webi dedikuar ushqimeve Agroweb ka sjellë një listë më produktet ushqimore të cilat bëjnë mirë për kujtesën.

Kujtesa e dobët është një problem që prek miliona njerëz në botë dhe që në përditshmëri mund të jetë me të vërtetë një kokëçarje. Problemet me kujtesën janë gjithnjë e në rritje me kalimin e moshës.

Bajamet për kujtesë të mirë
Bajamet përmirësojnë kujtesën dhe fuqinë e trurit. Ato janë të pasura me antioksidantë dhe acide yndyrore Omega-3 të cilat janë fantastike për kujtesën dhe për shëndetin e syve. Zhysni 5-10 bajame në ujë dhe të nesërmen grijini në mikser pa lëkurë. Masën e përftuar ziejeni duke e bashkuar me një gotë qumësht. Shtoni mjaltë dhe pijeni çdo ditë për 30-40 ditë.

Rozmarina për kujtesë të mirë
Kjo bimë fantastike është ideale për kujtesën dhe për trurin. Ziejeni një tufë rozmarinë në ujë për pesë minuta. Kullojeni lëngun dhe shtoni mjaltë. Pijeni çdo ditë për 3-4 javë. Ju mund të përdorni edhe vaj esencial rozmarine duke e nuhatur çdo ditë.

Vaji i peshkut
Suplementët me vaj peshku përmirësojnë kujtesën dhe funksionet e trurit. Acidet yndyrore tek vaji i peshkut parandalojnë formimin e pllakave të trurit që kanë lidhje me sëmundjen e Alzheimerit. Merrni 600 mg vaj peshku çdo ditë. Ushqehuni rregullisht sa të keni munduesi me salmon, sardele, harengë dhe skumbri.

Frutat e pyllit
Frutat e pyllit siç janë boronicat, qershitë dhe manaferrat janë një burim i shkëlqyer flavonoidësh që përmirësojnë funksionin e trurit dhe kujtesën. Konsumojini ato rregullisht që të merrni vlerat më të mira. Ndër ushqimet e tjera më të mira për shëndetin e trurit, sipas të dhënave janë avokado, panxhari, lëngu i kockave të mishit, brokoli, selinoja, vaji i arrës së kokosit dhe çokollata e zezë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit