“Nëse nuk e mbani maskën jeni thjesht budalla”, Aktori i famshëm nuk përmbahet në Instagram: Në djall liria! Vaksinohuni dhe respektoni masat

“Nëse nuk e mbani maskën jeni thjesht…

Aktori i njohur Arnold Schwarzenegger, zgjodhi rrjetin social Instagram për t’i dhënë një mesazh të drejtëpërdrejtë ndjekësve të tij në lidhje me pandeminë e Covid-19.

Schwarzenegger iu drejtua me tone të ashpra personave të cilët refuzojnë të vaksinohen dhe të mbajnë maskë, pasi sipas tij këto dy instrumenta janë tepër të rëndësishëm në luftën kundër armikut të padukshëm.

“Ekziston një virus që vret njerëz dhe mënyra e vetme për ta parandaluar atë është vaksinimi, mbajtja e maskës , respektimi i distancës shoqërore dhe kujdesin për higjienën personale. Të mendosh se këto masa janë dëmtim i lirisë është gabim. Në djall liria. Ju mund të mos e mbani maskën, por nëse e bëni këtë jeni thjesht një budalla,” tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit