“Nëse nuk vazhdojmë lidhjen bashkë do i tregoj gjithçka familjes tënde”, dhunë e kërcënime ndaj të miturës

“Nëse nuk vazhdojmë lidhjen bashkë do i…

Një e mitur është dhunuar nga një person i cili pas dhunës seksuale e kishtë kërcënuar në rrjetet sociale se nëse nuk vazhdonin lidhjen do i tregonte gjithcka familjes së saj. Një ngjarje e tillë ka ndodhur në fshatin Bresalc të Gjilanit dhe dyshohet të ketë ndodhur në muajin maj të këtij viti.

Policia ka arritur të arrestojë këtë person të dyshuar dhe ta dërgojë në mbajtje, ndërsa e mitura është dërguar për ekzaminim gjinekologjik.

Rastet e dhunimit gjithandej nëpër Kosovë po rriten, por jo në të gjitha rastet po kapen personat që dyshohen për këtë vepër penale. Ngjarje të tilla, të trishta, po krijojnë pasiguri edhe për t’u raportuar, për shkak të kërcënimeve që pasojnë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit